Instituti GAP ka publikuar analizën për realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave, ku kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shënuar përparim të dukshëm.
Gjatë mandatit të tij Ferati, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë 78 premtime, nga të cilat ka përmbushur plot 54.
Sipas të dhënave të GAP-it, 10 projekte janë gjysmë të realizuara dhe pritet të përfundojnë së shpejti, ndërsa 11 të tjera janë në fazën fillestare të zbatimit.
Vetëm 3 premtime ende nuk kanë nisur.
Me këtë progres, Komuna e Istogut bëhet komuna me numrin më të madh të premtimeve të realizuara në rajonin e Pejës