Seria e famshme televizive,”Game of Thrones”, ka thyer rekord në ‘Emmy Awards 2019’ me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit, duke e çuar televizionin kabllor amerikan, HBO, me mbizotërim në raport me Netflix.
Saga e popullarizuar e la nën hije rekordin e të gjitha kohërave të serisë “NYPD Blue” të viti 1994, që asokohe kishte 27 nominime.
Nëse “Game of Thrones” mbron titullin e serialit më të mirë në kategorinë dramë dhe pretendon për një trofe të katërt, do të bashkohet me dramat më të suksesshme ndër vite, përfshirë “Hill Street Blues”, “L.A. Law”,”The West Wing” dhe “Mad Men”.
Seriali më i mirë komedi i vitit të kaluar, “The Marvelous Mrs Maisel”, udhëhoqi paketën e komedisë me 20 nominime, duke përfshirë në konkurrim sërish yllin Rachel Brosnahan.
Theksojmë që ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/