Adriano Galliani ka thënë se Keisuke Honda do të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij drejt MLS.
Honda ka qenë i lidhur me një kalim te Seattle Sounders, por Galliani thotë se kjo nuk do të ndodh dhe lojtari do të lejohet të largohet vetëm gjatë verës.
“Honda? Ai nuk do të largohet deri në fund të sezonit”.
“Këtë e kemi vendosur se bashku, ne, grupi kinez dhe lojtari. Po ashtu edhe Montella ishte dakord”.
“A do t’i urosh Donnarummas ditëlindjen? Me siguri. A jeni i lumtur me qëndrimin e Baccas? Absolutisht”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/