Telegrafi

Galaxy Tab 2 me ekran 10 inç, muajin e ardhshëm?

Përkatësisht, bëhet fjalë për gjeneratën e dytë të tabletit Galaxy të Samsung, për të cilin thuhet se përveç emrit Galaxy Tab 2, do të jetë më ndryshe krahasuar me versionin paraprak, pasi që versioni i dytë i këtij tableti do të ketë ekran të ndjeshëm me prekje, i cili ka diagonale prej 10 inçësh.

Për të paralajmëruar risitë që do t’i sjell në treg, Samsung ka dërguar edhe një ftesë për ta vizituar kompaninë në Kongresin Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa edhe në këtë ftesë mund të vërehet se Samsung do të lansojë versionin më të madh të tabletit të saj.

Nëse ndodh të jetë kështu, atëherë kjo do të nënkuptojë që Samsung është duke ndjekur politikat dhe strategjinë e Apple për tablet, ndërsa versioni 10 inçësh i Galaxy Tab do të thotë se kjo kompani me të vërtetë është vënë për të marrë pjesë të tregut nga Apple, tableti i së cilës është me 9.7 inç. / Telegrafi /