Site icon Telegrafi

Galaxy S7 Edge shpallet më i mirë sesa iPhone 7

Është një tjetër datë e rëndësishme në botën e teknologjisë pasi që ceremonia për pajisjet më të mira në teknologji, Pocket-Lint Gadget Awards, është duke ndodhur në Londër.

Faqja teknologjike sapo ka kurorëzuar fituesit e produkteve më të mira të 2016 dhe Samsung sërish ka marrë çmimin kryesor.

Gjiganti Korean i teknologjisë ka mundur iPhone 7 pasi që Galaxy S7 Edge ka fituar çmimin për telefonin më të mirë të vitit.

Edhepse Apple nuk fitoi për telefonin më të mirë, kompania ka marrë çmime për iPad Pro, orët Apple Watch Series 2 dhe MacBook.

Fituesit tjerë përfshijnë PlayStation për pajisjen e realitetit virtual ndërkohë që Sony poashtu ka fituar çmime për TV-në më të mirë dhe dëgjueset më të mira.

Exit mobile version