Site icon Telegrafi

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gjatë natës finale të Big Brother VIP Kosova (BBVK), opinionisti i spektaklit Milaim Zeka ka përmendur këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të artë të muzikës shqiptare.

“Kur e ka bërë Armend Rexhepagiqi këngën Kalle, kalle, ajo nuk është kuptuar në Shqipëri”, tha Milaimi, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm të artistit në muzikën bashkëkohore shqipe.

Në këtë diskutim iu bashkua edhe aktorja dhe ish-banore e BBV Shqipëri, Olta Gixhari, e cila dha një koment që ngjalli reagime të shumta. “Shumë i mirë është Rexhepi”, tha ajo, duke shkaktuar një situatë të papritur në studio.

@rrethanore Olta i thote Rexhep, Armend Rexhepagiqi 🗣️ Gafat e Olta Gixharit🫣 Ia huq emrit te artistit💭 #oltagixhari #bigbrother #explor #shqip #fyp @Olta gixhari @Big Brother VIP Kosova @ARMENDREXHEPAGIQI ♬ original sound – rrethanore

Komentet e Oltës u interpretuan nga ndjekësit si një gafë, duke sugjeruar se ajo nuk e njeh fare këngëtarin Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Ky moment u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndanë komente humoristike dhe kritika për aktoren.

Lexo po ashtu Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Ndërsa ky episod ka nxitur debat dhe humor në rrjet, ai gjithashtu ka rikthyer vëmendjen te krijimtaria e jashtëzakonshme e Armend Rexhepagiqit dhe ndikimi i tij në artin muzikor shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version