Mbrojtësi i Arsenalit dhe Kombëtares së Brazilit, Gabriel Magalhaes ka zgjedhur bashkëlojtarët e tij të preferuar te Selecao.
I pyetur për lojtarët e tij të preferuar brazilianë, Gabriel nuk hezitoi t’i zgjedh ata, duke injoruar kështu bashkëlojtarët e tij te Arsenali.
“Më pëlqen Neymar kështu që jam i lumtur që jam aty me të. Tani ai është i lënduar, por është një djalë i mirë. Më pëlqen të jem aty sepse e shikoja Neymar kur isha më i ri”, ka thënë fillimisht Gabriel.
“Shumë lojtarë me pëlqejnë. Marquinhos gjithashtu, Thiago Silva… Jam shumë i lumtur që jam aty”.
“Pasi Ronaldo erdhi në Corinthians, sigurisht që e kam parë shumë dhe ai është një lojtar i mirë”.
“Coutinho është një lojtar më i mirë dhe unë kam luajtur me të edhe për ekipin kombëtar”, përfundoi braziliani.
Gabriel i cili bëri debutimin e tij për Brazilin në gusht është paraqitur edhe tre herë të tjera.
Ai pritet të nisë si titullar ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Kolumbisë dhe Argjentinës. /Telegrafi/