Gabriel Jesus përqafoi Edu-n ndërsa ai mbërriti në Arsenal për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të përfundojë një transferim prej 52 milionë eurosh nga Manchester City.
Braziliani ka rënë dakord me kushtet personale për t’u bashkuar me skuadrën e Mikel Artetas, me lëvizjen që do të kryhet menjëherë.
Sulmuesi 25-vjeçar vendosi të largohej nga City për një vend startues në ekipin e parë në Emirates.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Topçinjtë, me të përfunduar ekzaminimet mjekësore.
Jesus u prit nga Edu, i cili është drejtori teknik i Arsenalit. Ai bëhet nënshkrimi i katërt i Arsenalit këtë verë, pas Marquinhos, Fabio Vieira dhe Matt Turner.
Ai do të zëvendësojë Alexandre Lacazette si sulmuesi më i vjetër i Topçinjve.
Jesus shënoi 95 gola në 236 paraqitje për Man City pasi mbërriti në klub për 32 milionë euro në janar 2017. /Telegrafi/
Gabriel Jesus HUGS Arsenal director Edu as he arrives at hospital for medical ahead of £45m transfer from Man City https://t.co/8BWQWeNO10
— The Sun – Arsenal (@SunArsenal) June 28, 2022