Site icon Telegrafi

Gabimi trashanik i portierit të Ajaxit: Pason topin te kundërshtari, ky i fundit shënon me një prekje

Portieri 39-vjeçar i Ajaxit, Remko Pasveer, i cili gjithë karrierën e tij e kaloi në klubet holandeze, ka bërë një gabim trashanik ndaj Den Bosch i cili u kthye në gol.   

Pas katër titujsh radhazi, Ajax e përfundoi sezonin e kaluar si klubi i tretë në Eredivisie.

Klubi më i madh holandez tani po përgatitet për një sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri Maurice Steijn dhe do të përpiqet të kompensojë humbjen e titullit.

Në ndeshjen e parë përgatitore Ajax luajtën 2-2 ndaj Den Bosch.

Për shkak të mënyrës se si Ajax pranoi golin e parë, ajo video u bë menjëherë virale.

Një gabim i madh i lojtarit më me përvojë të skuadrës, portieri 39-vjeçar Remko Pasveer bëri që të vije goli.

Pasveer i pa penguar e gjuajti topin drejt sulmuesit kundërshtar Jaron Vicari, nga i cili e gjuajti me goditjen e parë në portë. /Telegrafi/

Exit mobile version