Telegrafi

Gabimi më i madh në formësimin e vetullave: Nëse e bëni këtë gjë, do të dukeni të paktën pesë vjet më e vjetër

GettyImages

Vetullat ndryshojnë tërësisht dukjen e fytyrës

Formësimi i vetullave mbase nuk do të mund të bëjë mrekulli, mirëpo, sipas ekspertes së kozmetikës, Savita Singh, disa truqe të thjeshta mund t’ju “heqin vitet” nga fytyra.

Formësimi i vetullave mund t’i heqë rrudhat dhe rrathët e zinj të syve, mirëpo, duke e lëvizur harkun paksa më lart, mund të krijohet efekti kundër plakjes, transmeton Telegrafi.

“Vetëm një nuancë në ngjyrë të vetullave mund të bëjë një ndryshim të madh”, thekson Savita, duke sugjeruar të ndjekim formën natyrore të vetullave.

“Një ndër gabimet më të këqija të cilat i shoh janë që gratë nuk e ndjekin formën natyrore të vetullave të tyre. T’i bësh shumë të holla, t’u krijosh pamjen e bananeve me çokollatë janë gjithashtu gabime të mëdha.”

Asnjëherë nuk duhet të luftoni natyrën – ndaj nëse keni vetulla të trasha, mos u tundoni t’i holloni plotësisht.

“Gjithashtu, nëse keni vetulla dukshëm të holla, qoftë për shkak të shkuljes me vite apo thjesht nga mosha, është më mirë të mos i mbushni shumë”, thotë ajo.

Për vetullat vlen parimi – më pak gjithmonë është më shumë. Gjëja kryesore të cilën duhet ta mbajmë në mend është që vetullat duhet të plotësojnë fytyrën, por kurrë të mos bëhen karakteristikë kryesore”, ka thënë Savita duke vënë theksin që gjithmonë të përdorni dritën natyrale kur ndukni vetullat. /Telegrafi/