Daniel Levy nuk ka ndërmend të shesë përsëri te dy klubet e Mançesterit, me kryetarin e Tottenhamit që ende i vjen keq që lejoi Kyle Walkerin t’u bashkohet Citizens në vitin 2017.
Levy bëri shitjen në 55 milionë euro të mbrojtësit të djathtë të Anglisë te City dhe ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij në gjashtë vitet e fundit që nga ajo kohë.
Sportsmail ka mësuar se Levy nuk i ka falur kurrë vetes që e ka lënë të ndodhë dhe është zotuar se nuk do të bëjë më kurrë të njëjtin gabim.
Kjo politikë tani përfaqëson një pengesë të madhe në të ardhmen e bashkëlojtarit të Walker në Angli, Harry Kane.
Spekulimet vazhdojnë të rrethojnë të ardhmen e Kane në Tottenham, me kapitenin e Anglisë që nuk ka gjasa të fitojë një trofe me klubin e tij përsëri këtë sezon.
Nëse 29-vjeçari do të bashkohet me një klub tjetër në ndjekje të trofeve, mendohet se kjo do të jetë vera.
Kontrata e Kane skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kështu që Spurs do të jenë shumë të vetëdijshëm se ky mund të jetë shansi i tyre i fundit për të fituar para.
Besohet se klubi i Londrës veriore po kërkon një tarifë prej 120 milionë eurosh, megjithëse kjo mund të ulet nëse nuk luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/