Site icon Telegrafi

FYTYRA E VDEKJES

Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga Xhevdet Bajraj (6 mars 1960 – 22 qershor 2022)

I.
Po haja bukë thatë në mes të oborrit ulur mbi një gur kur më thirri nëna
U ngrita me shpejtësi vrapova
por derisa shkova tek ajo unë isha mplakur
e ajo kishte vdekur
II.
Do të shkoja edhe unë
do të vdisja
por s’po mund t’i gjeja këpucët
III.
E futa kokën nën sqetull
si zog që e kishte kaluar ditën pezull
duke qëndruar në ajër
kur u zgjova
e pashë që edhe unë kisha vdekur

(“Angelus Novus”,  Klubi letrar “De Rada” Ferizaj 2023)

Exit mobile version