Pronari i një lokali që shet kostume në Angli, ka refuzuar të heq dorë nga shitja e uniformës së Gestapos edhe pas presionit të vazhdueshëm të zyrtarëve lokalë hebrenj.
Siç raporton Jerusalem Post, Melvina Smedli, pronare e lokalit “Kids corner” në Kent të Anglisë, është kontaktuar nga Tim Sparier udhëheqës i Sinagogës, duke kërkuar nga ajo që të heq uniformat naziste nga lokali i tij, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Smedli vendosi ta shmang, duke thënë se nuk mund t’ia lejoj vetes të hedh çfarëdo malli-kostum, pasi që biznesi i saj është goditur rëndë nga bllokada e pandemisë – duke i cilësuar uniformat si “pasqyrim i historisë”.
Sparier ia ka shpjeguar se të “shohësh Gestapon” dhe uniformat e nazistëve në publik është diçka që fyen hebrenjtë, si dhe pakicat tjera që janë vrarë nga nazistët përfshirë homoseksualët dhe invalidët.
Argumenti i tij pritet të bind Smedlin që veten e ka përshkruar si person me “mendje të hapur”, e jo raciste apo seksiste. /Telegrafi/