Site icon Telegrafi

Futet në market për të kryer vjedhje, konsumatorja e bën të pendohet – policia britanike publikon pamjet

Ky është momenti kur një konsumatore konfrontohet me një burrë i cili tenton të kryej vjedhje – duke i kërkuar arkëtares t’ia jep paratë.

Kamerat e sigurisë brenda një marketi në lindje të Londrës, shfaqin një grua duke pritur që të paguaj artikujt e marrë, kur një person i armatosur dhe maskuar futet brenda, transmeton Telegrafi.

Nën kërcënimin e armës i kërkonte arkëtares t’ia dorëzojë paratë, por konsumatorja duket se nuk e duroi këtë situatë të pakëndshme.

Në një moment iu vërsul hajnit i cili tentoi të vjedh paratë, por që për fat të mirë është larguar duarthatë.

E policia e Londrës që ka publikuar pamjet ka njoftuar se ka pasur tentim plaçkitjes, por se deri më tani nuk kanë arrestuar askënd lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version