Një burrë nga Brazili shikoi me lot në sy pamjet e kamerave të sigurisë, që regjistruan momentin kur gruaja e tij humb jetën si pasojë e mosfunksionimit të ashensorit që fillon të lëshohet me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Videoja shfaq bllokun e apartamenteve në Sao Paulo, ku viktima Adriana Maria de Jesus, 45-vjeçe, ishte duke shkuar në punë së bashku me disa fqinj, transmeton Telegrafi.
Më vonë doli se burri i saj Gildelio Alves do Santos, portier i ndërtesës, kishte parë momentet e saj të fundit në monitorin e tij të sigurisë.
Pamjet e 9 tetorit, shfaqin Adrianan duke u futur në ashensor – në ndërtesën Santo Andre, përkatësisht në katin e pestë.
Derisa po zbriste, dy kate më poshtë, një burrë futet në ashensor dhe më pas ashensori fillon të zbret me shpejtësi të madhe.
Nga shpejtësia e madhe, ashensori përplaset në dysheme dhe ngritet një re e madhe tymi, pluhuri dhe aty përfundon filmimi. /Telegrafi/