Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka qëndruar në Sarajevë për të festuar me familjen dhe miqtë festën e Bajramit.
Kapiteni i Bosnje e Hercegovinës me këtë rast i ka vizituar edhe familjarët më të largët, ashtu si e do tradita e kësaj feste.
Ai do të qëndrojë në qytetin e tij të lindjes në ditën e fundit të pushimeve, ndërsa mëngjesin e të enjtes duhet të paraqitet në stërvitje në Romë për fillimin e përgatitjeve parasezonale.
Fotografitë janë publikuar nga portali klix.ba. /Telegrafi/