Site icon Telegrafi

Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Ndeshja e xhiros së 27-të të Superligës së Rumanisë ndërmjet Rapid Bukureshtit dhe Botosanit (1-0) do të mbahet mend për një vendim organizativ jashtëzakonisht të dobët që krijoi vështirësi për të gjithë.

Sado joreale të tingëllojë, futbollistët mysafirë e kanë luajtur këtë ndeshje me një veshje krejtësisht të bardhë, edhe pse bora ka mbuluar të gjithë fushën.

Skenat surreale, të tilla si të cilat rrallë i shohim në Evropë, u bënë shpejt virale në mbarë botën dhe fotot dhe pamjet nga ndeshja në Bukuresht vërshuan mediat sociale.

 

Pas kësaj ndeshjeje, të gjithë pyesin se si ka mundur të ndodhë kjo dhe kush i ka dhënë leje futbollistëve mysafirë që të luajnë me fanella të bardha në dëborë.

Ky vendim vështirësoi lojtarët e të dyja skuadrave, shikuesit, komentuesit dhe tifozët në stadium, pasi në asnjë moment nuk mund të shihnin se ku ndodheshin ‘botosanët’.

 

Ne mund të shohim dështime organizative në të gjithë botën, por ato janë vërtet të rralla në futbollin evropian. Mirëpo diçka të tillë e pamë mbrëmë në Rumani.

Ndryshe, skuadra vendase përfitoi përfundimisht nga “përparësia” e fanellave të dukshme dhe fitoi 1-0 me golin e Denis Ciobotariu. /Telegrafi/

Exit mobile version