Kombinim i klasikes dhe glamurit modern
Kohë pas kohe shfaqet një fustan i cili na pushton tërësisht.
Modeli Solaria me nënshkrimin 16 Arlington është njëri ndër to.
Në fakt, këtë pjesë revista ”Vogue” e zgjodhi për fustanin më të mirë të festës për vitin 2022.
I gjithi me temina, prerje sirenë dhe detaje të prera në stomak, është një kombinim ideal i kostumit solemn dhe glamurit modern, transmeton Telegrafi.
Na rikujton shumë fustanet e popullarizuara të cilat pothuajse i ka çdo influencuese në dollapin e saj, mirëpo ky model është më shumë se kaq.
Fustani Solaria duket i përjetshëm dhe është i prerë në mënyrë të përsosur, kështu që nuk ka nevojë për kurrfarë aksesorësh, shkruan Vogue.
“Shkëlqimi nuk duhet të jetë një përpjekje e vështirë – mund të jetë po aq e thjeshtë sa një fustan i përshtatur mirë që mund ta futni në çdo rast pa pasur nevojë të mendoni dy herë”, thotë Marco Capaldo, i cili krijoi këtë fustan.
Aktorja Jodie Turner-Smith mori pjesë në çmimet e modës në Royal Albert Hall dhe ajo pranoi se ndjenja ishte magjike. /Telegrafi/