Për darkën e 12-të gala ‘Art + Film’ në Los Angeles, Jennifer Lopez zgjodhi një fustan transparent dhe theksoi dekoltenë.
Është fjala për një kreacion të Guccit, ndërsa ajo e kompletoi dukjen me grim të thjeshtë, flokë kaçurrela, stoli, çantë dhe taka të larta.
Ngjarja e përmendur u organizua në Muzeun e Artit Modern në Los Angeles, i cili përmban më shumë se 150.000 vepra.
Ajo mbërriti në shoqërinë e bashkëshortit Ben Affleck, ku nuk munguan edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm, ndër të cilët Kim Kardashian, Salma Hayek, Paris Hilton, Lenny Kravitz, Jane Fonda etj.
Shumëkush e konsideron me të drejtë Jenniferin si një nga femrat më tërheqëse në botë. Së fundmi, 54-vjeçarja ka pozuar me të brendshme për fushatën e re të markës italiane Intimissimi duke veshur një mantel saten në nuancë bezhë dhe poshtë kishte të veshur një sutjena dantelle dhe brekë me të njëjtën ngjyrë. /Telegrafi/