Site icon Telegrafi

Fundi i një historie të madhe sportive: Serena Williams do t’i jep fund karrierës së saj në tenis

Tenistja amerikane Serena Williams, fituese e 23 titujve Grand Slam në karrierën e saj dhe një nga sportistet më të mëdha të të gjitha kohërave, ka njoftuar fundin e karrierës së saj pas US Open.

Amerikania theksoi se dëshiron të fokusohet në gjëra të tjera që janë të rëndësishme për të në jetë, por se nuk i pëlqen të përdorë termin “pension”, por se dëshiron të “ndahet nga tenisi”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shkruar se “numërimi mbrapsht ka filluar”, dhe ka thënë se ka në plan t’i shijojë javët e ardhshme para se t’i japë fund zyrtarisht karrierës së saj të madhe.

 

“Vjen një moment në jetë kur vendosim të shkojmë në një drejtim tjetër. Ajo periudhë është gjithmonë e vështirë kur do shumë diçka. Zot, sa më pëlqen tenisi! Por tani numërimi mbrapsht ka filluar”.

“Më duhet të fokusohem të jem një nënë, për qëllimet e mia shpirtërore dhe më në fund duke zbuluar një Serena të ndryshme, por thjesht emocionuese. Unë do të shijoj javët e ardhshme”, ka shkruan Williams.

Më herët ajo tha se motivimi i saj më i madh është fitimi i titullit të 24-të Grand Slam, i cili do të barazonte rekordin e Margareta Court në listën e të gjitha kohërave.

US Open është planifikuar për më 29 gusht, pas së cilës Williams do të shpallë zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version