Përfundimisht i pritëm ditët e ngrohta!
Që nga viti i kaluar, në modë ishin fundet e gjatësisë mesatare dhe nga lista e rrobave të adhuruara të shumë femrave i nxorën fundet.
Magjia e midi-fundeve është për shkak të gjatësisë së tyre deri te gjunjët apo te pulpi i rrinë bukur secilës figurë vetëm nëse dini t’i kombinoni siç duhet.
Gjithashtu, fundet e gjatësisë mesatare janë të shkëlqyeshme për të gjitha rastet, nga puna deri te shkuarja për të pirë kafe apo për dalje në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Me midi-funde nuk do të gaboni edhe nëse i kombinoni me fanellë të bardhë më të zakonshme dhe me atletet e parapëlqyera apo me taka!
Këto janë disa modele të cilat këtë sezon do t’i bartin të gjitha:
1. Funde me material teksasi
2. Funde me prerje A
3. Funde kadifeje
4. Funde me dezenë kafshësh
5. Funde me vija
6. Funde rrëshqitëse
7. Funde asimetrike
8. Funde të ngushta
9. Funde me tufne
/Telegrafi/