Site icon Telegrafi

Fundet e ngushta vishen edhe këtë vjeshtë: Megjithatë ne i kombinojmë në një mënyrë tjetër

Ky stil e bën veshjen elegante dhe moderne

Fundi në formë lapsi është rikthyer në raftet e shumë markave, shikoni si ta vishni në një mënyrë pak më ndryshe.

Këto funde me prerje specifike nuk mund të klasifikohen as si maxi dhe sigurisht që nuk janë mini.

Përveçse janë të pacaktuara në gjatësi, ato përputhen edhe me siluetën, ndaj ndjekin shpesh figurën e trupit. Gjithsesi, fundet e këtilla sërish janë kthyer në modë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, jo domosdo, por gjithsesi mjaft shpesh, do t’i gjejmë me një të çarë të hapur në njërën anë apo edhe në mes të fundit.

Duke e kombinuar në mënyrë adekuate me elementë të tjerë të veshjes, kjo formë specifike i bën ato të evokojnë disa modele fundesh retro.

Xhupat, këmisha e gjera dhe përgjithësisht format më të përditshme janë një zgjedhje e pagabueshme. Xhaketat prej lëkure, veçanërisht ato që ngjajnë me xhaketat e motoristëve, janë një kombinim i mirë për fundet e ngushta dhe ato funksionojnë mirë me çizme dhe atlete.

Exit mobile version