E shtuna e fundit e këtij muaji është shoqëruar me numër të lartë automjetesh e qytetarë të Kosovës, por jo vetëm, që udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Një pjesë e tyre shfrytëzojnë fundjavën e këtij muaji për të shkuar në bregdet e të tjerë për punë.
Gjatë muajit korrik kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare më shumë se 800 mijë persona, ndërsa në muajin gusht fluksi ka qenë më i lartë, ku numërohen më shumë se 950 mijë udhëtarë.
Destinacioni kryesor mbetet bregdeti në këtë sezon veror si dhe kalimi pa kontrolle ka ndikuar në lehtësimin e kalimit pa krijuar radhë të gjata në sportelet e këtij kufiri./RTSH