Site icon Telegrafi

FTX u detyrohet kreditorëve mbi 3 miliardë dollarë borxhe

Bursa e kriptovalutave FTX u detyrohet 50 kreditorëve të tij më të mëdhenj 3.1 miliardë dollarë.

Sipas dosjes gjyqësore, kompania e cila javën e kaluar paraqiti kërkesën për falimentim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se u detyrohet 10 kreditorëve rreth 1.45 miliardë dollarë, por nuk ka përmendur asnjë.

Falimentimi i bursës së dytë më të madhe të kriptovalutave në botë tronditi besimin në tregun tashmë të trazuar të kësaj industrie.

Regjistrat e falimentimit të FTX zbuluan se më shumë se një milion individ dhe biznese mund të kenë humbur para.

FTX ka njoftuar se ka nisur një rishikim të aseteve të saj dhe po përgatitet për shitje ose riorganizim.

Është e paqartë se sa do të rikthehen investitorët që kanë fonde në FTX në fund të procedurave të falimentimit, megjithëse shumë ekspertë kanë paralajmëruar se mund të jetë një pjesë e vogël e tyre.

Javën e kaluar, shefi i ri ekzekutiv i FTX, John Ray kritikoi mënyrën e funksionimit të kësaj burse.

Ray, i cili zëvendësoi Sam Bankman-Fried, ka kritikuar për “mungesë të plotë të informacionit financiar të besueshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version