Site icon Telegrafi

Ftohtë në fundjavë, java e ardhshme më e nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë fundjavës do të vazhdojë të mbretërojë mot i ftohtë, me intervale dielli, si dhe me riga lokale shiu të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Nga java e ardhshme, sipas IHMK-së, pritet të ketë ngritje temperaturash në të dyja ekstremet.

Temperaturat minimale gjatë fundjavës në Kosovë do të lëvizin ndërmjet -1 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa më të lartat e ditë do të jenë

“Gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil. Përveç intervaleve me diell do të ketë edhe vranësira mbi vendin tonë, të cilat gjatë ditës, vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga shiu, kurse ne viset malore reshjet e shiut do te jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, kurse me e larta e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-4m/s. Nga java e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave në të dy ekstremet”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Exit mobile version