I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”në Telegrafi ishte trajneri i njohur Ismet Munishi.
Trajneri më i përfolur në vendin tonë ka rrëfyer një moment interesant me nënën e tij që ia dha një kollare dhe elektorin e atëhershëm Bylbyl Sokolin.
“Profa, Bylbyl Sokoli ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll të Kosovës”, ka thënë fillimisht Munishi në “Arena e Yjeve”.
“E kemi pas selektor në fazën e okupimit dhe nëna (tashmë e ndjerë) para se të nisesha në grumbullim ma bëri që nuk shkohet në reprezentacion pa kravatë”.
“Dhe kur shkojmë, vetëm unë dhe Bylbyli me kravata”, ka shtuar më tej Munishi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Munishi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/