Forca e Sigurisë së Kosovë (FSK), ka vazhduar aktivitetin e saj për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët e Ferizajt.
Në një postim të Komunës së Ferizajt thuhet se ky veprim i FSK-së bëhet me qëllim që qytetarët të jenë sa më të sigurt dhe të mbrohen nga coronavirusi.
“Gjatë ditës së sotme, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë shpërndarjen e maskave falas për kalimtaret e rastit në sheshin e qytetit në Ferizajt. U tha se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të vetëm që qytetaret të jenë sa më të sigurte dhe të mbrohen nga virusi Covid-19”, thuhet në postimin e Komunës së Ferizajt.