Site icon Telegrafi

Fshati Dobërlluk pa ujë të pijes nga dje, sanimi i defektit pritet të bëhet sot

Fotografi ilustruese

Fshati Dobërlluk në Komunën e Vushtrrisë nga mbrëmë është pa furnizim me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypit kryesot furnizues, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se sot pritet të bëhet sanimi i defektit.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues, fshati Dobërlluk do të mbetet pa ujë deri ditën e nesërme kur edhe pritet sanimi i defektit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version