Po, është e mundshme t’i rregulloni flokët kur moti është me shi
Kur bie shi, shumica e femrave nuk di se çfarë të bëjë me flokët, transmeton Telegrafi.
Për shkak të lagështisë është e pamundur të mbahen flokët e stilizuar bukur. Duken të shprishura, madje edhe nëse i keni tharë me tharëse flokësh drejtpërdrejt para se të dilni nga shtëpia.
Prandaj në ditët me shi më të përshtatshme janë frizurat e thjeshta dhe shumë të bukura.
Ato do të mbajnë flokët të mbledhur dhe efekti i lagështisë nuk do të ndikojë, ndërkaq me atë rast do të shpenzoni më së paku kohë.
Në video shikoni propozimet për frizura të thjeshta për ditët me shi!
/Telegrafi/