Site icon Telegrafi

Frizura për Vitin e Ri: Kaçurrela hollivudiane për dukje të magjishme të flokëve në natën festive

Tallazet glamuroze hollivudiane, të cilat e ka bërë të famshme aktoren Rita Hayworth, janë hit absolut për raste solemne

Flokët duhet më parë të thahen me tharëse flokësh në mënyrë që të kenë vëllim, posaçërisht te rrënjët, pastaj tufë pas tuve mbështillen me figaro dhe lëshohen në kaçurrela të lehta varëse, transmeton Telegrafi.

Me prekje të buta në mënyrë që vëllimi të qëndrojë, nga secili kaçurrel formoni tufa të imta me krehër dhe spërkatni me llak.

Pastaj forconi me karfica të gjata, në mënyrë që të krijoni zbritje të barabarta në kaçurrela – dhe truku i vogël – që karfica të mos “vizatohet” në flokë, futni nga një letër të hollë në secilën karficë.

Spërkatni me llak të fortë dhe lini kapëset në flokë deri në momentin e fundit. Hiqni vetëm atëherë kur të visheni dhe të grimoheni tërësisht.

Nëse nuk jeni të sigurta në shkathtësinë tuaj prej floktari, gjithsesi tregojani këtë floktarit – dhe ai do të dijë saktësisht çfarë dëshironi!

/Telegrafi/

Exit mobile version