Fritezat me ajër të nxehtë përdorin qarkullim të shpejtë të nxehtësisë për të përgatitur ushqimin, duke na lejuar të shijojmë patate të pjekura krokante dhe pjata të tjera pa pasur nevojë për vaj dhe skuqje tradicionale
Vitet e fundit, këto friteza janë bërë një pajisje e domosdoshme në shumë kuzhina. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ato na lejojnë të përgatisim pothuajse çdo pjatë pa vaj dhe yndyrë të tepërt, duke shkurtuar gjithashtu kohën e gatimit, gjë që është shumë e rëndësishme për shumë njerëz të punësuar.
Përveç kësaj, fritezat janë më të lira se një furrë ose mikrovalë, kështu që ju mund të gatuani sa të doni dhe çfarë të doni pa shpenzuar shumë para, sipas UNILAD-it.
Bazuar në eksperiencat e përdoruesve të rrjeteve sociale, fritezat me ajër janë aq praktike sa që disa njerëz i marrin me vete edhe në pushime dhe i përdorin për të përgatitur vaktet e festave, transmeton Telegrafi.
Sido që të jetë, kjo pajisje e gjithanshme është një shtesë e mirëpritur për çdo shtëpi. Megjithatë, mund të mos jeni plotësisht të sigurt se si funksionojnë dhe mund të mos jeni të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme shëndetësore nëse ato nuk përdoren në mënyrën e duhur.
Fritezat përdorin qarkullimin e shpejtë të nxehtësisë për të gatuar ushqimin, duke na lejuar të shijojmë pjatat krokante, si patatet, pa pasur nevojë për vaj. Për shkak të kësaj, ato shpesh konsiderohen si një alternativë më e shëndetshme për tiganisjen tradicionale.
Nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur, ushqimet e përgatitura në një fritezë mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin, pohon mjeku britanik dr. Karan Ryan.
Në rrjetet sociale, dr. Ryan shpjegoi pse është e rëndësishme që të mirëmbahen dhe pastrohen siç duhet fritezat. Duke folur me ndjekësit e tij në TikTok, dr. Ryan zbuloi se pjesa e brendshme e fritezës është e veshur me substanca të njohura si substanca alkine të polifluorinuara (PFAS). Këto kimikate përdoren në paketimin e ushqimit, kozmetikës, enëve e gatimit që nuk ngjiten dhe në qilima.
♬ original sound – Dr Karan Raj
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, PFAS mund të përbëjë një rrezik për shëndetin, sepse ato janë të vështira për t’u shpërbërë dhe mund të qëndrojnë në mjedisin jetësor dhe në trupin e njeriut për një kohë të gjatë.
Hulumtimet mbi kafshët laboratorike kanë treguar se ekspozimi ndaj PFOA-së mund të rrisë rrezikun e tumoreve të caktuara, duke përfshirë tumoret e mëlçisë, testikujve, gjirit dhe pankreasit.
“Studime të tjera sugjerojnë një lidhje të mundshme me kancerin e prostatës, fshikëzës, gjirit dhe vezoreve”. Megjithatë, jo të gjitha studimet kanë dhënë të njëjtat rezultate dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje”, shpjeguan ekspertët.
Doktor Ryan megjithatë theksoi se ky problem është i pranishëm vetëm nëse friteza është e dëmtuar.
Nëse jeni vërtet të shqetësuar për gërvishtjet e brendshme, mund të përdorni një fërgesë qeramike ose inoks. “Është më mirë të shmangni gërvishtjet e brendshme të tiganit gjatë gatimit dhe pastrimit për të zvogëluar rrezikun që shtresa të shkëputet dhe të përfundojë në ushqimin tuaj”, tha ai. /Telegrafi/