Site icon Telegrafi

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë dhe eurodeputet për Demokracinë e re të kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, në një lidhje telefonike nga burgu tha se fitorja e tij është meritë e popullit grek që e votoi.

Beleri u shpreh se nëse nuk do ishte dënuar në Shqipëri, nuk do ishte bërë i njohur në Greqi dhe nuk do ishte zgjedhur eurodeputet, ndaj një meritë në fitoren e tij pa dashur ka edhe kryeministri Edi Rama.

“Ishte një fitore e madhe e demokracisë, e dritës mbi errësirën, populli grek më nderoi. Mitsotakis bëri gjysmën e punë, gjysmën tjetër e bëri populli grek që më votoi. Nëse nuk do isha dënuar, duke kaluar 1 vit këtë peripeci nuk do isha bërë i njohur në Greqi dhe nuk do isha votuar. Nuk ishte qëllimi im, pa dashur Edi Rama ka ndihmuar”, tha Beleri.

Sipas tij, me votën e vet populli grek vuri në vend një padrejtësi pasi nuk mund të tolerojë shkeljen e shtetit të së drejtës.

“Për popullin grek shteti ligjor është i padiskutueshëm, që një njeri të mbahet në burg një vit, t’i vidhet mandati, në demokraci s’mund të ndodhë që të merret pushteti në tavolinë me një çështje të stisur nga fillimi në fund. Këto për shoqërinë greke janë të patolerueshme, këtu ishin disa vendime të mirëorkestruara për të mos lejuar të marr bashkinë. Populli grek me votën e vet vendosi në vend një padrejtësi”, u shpreh Beleri për Euronewsal.

Exit mobile version