Ylli meksikan i Llapit, Francisco Rivera ka shënuar një supergol gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Lirisë, të zhvilluar të shtunën pasdite.
Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim me rezultat 3-2 në raundin e 1/8-tës, për të kaluar tutje në çerekfinale.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kushtrim Shabani, Rivera dhe Drilon Fazliu për Llapin, ndërsa Liria shënoi me anë të Liridon Fetahaj dhe Ermir Abazit.
Megjithatë, goli i dytë i llapjanëve i shënuar nga Rivera ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Meksikani i Llapit ka shënuar një supergol nga gjysma e fushës, duke e zënë në huti portierin e prizrenasve.
Goli i Riveras ka hedhur tashmë kandidaturën për golin më të mirë të sezonit. /Telegrafi/