Në Francë, pajisjet solare sapo morën një shtytje të madhe nga legjislacioni i ri i miratuar nga Senati këtë javë – që do të kërkojë nga të gjitha parkingjet me hapësira për të paktën 80 automjet – si ekzistuese dhe të reja – të mbulohen nga panele diellore.
Dispozitat e reja janë pjesë e planit në shkallë të gjerë të presidentit francez Emmanuel Macron për të investuar shumë në burimet e rinovueshme, që synon të shumëzojë me 10 sasinë e energjisë diellore të prodhuar në vend dhe të dyfishojë energjinë nga fermat e erës me bazë tokësore, transmeton Telegrafi.
Duke filluar nga 1 korriku 2023, parkingjet më të vogla që kanë nga 80 deri në 400 hapësira do të kenë pesë vjet kohë për të qenë në përputhje me masat e reja. Parkingjet me më shumë se 400 hapësira kanë një afat kohor më të shkurtër: Ata do të duhet të respektojnë masat e reja brenda tre vjetëve nga kjo datë, dhe të paktën gjysma e sipërfaqes së parkingut do të duhet të mbulohet me panele diellore.
Sipas qeverisë, ky plan, i cili synon veçanërisht zona të mëdha parkimi rreth qendrave tregtare dhe stacioneve të trenave, mund të gjenerojë deri në 11 gigavat, që është ekuivalenti i 10 reaktorëve bërthamorë, që furnizojnë me energji miliona shtëpi. /Telegrafi/