Policia kufitare franceze ka shkatërruar rreth 35 mijë shishe të pijeve me gaz, të cilat vetveten e cilësonin shampanjë.
Zyrtarët doganorë në portin verior të Le Havre thanë se shishet e kishin origjinën nga Haiti dhe përmbanin një “lëng portokalli të gazuar”.
Ato u sekuestruan në tetor të vitit 2021 pasi dogana vuri re etiketën e tyre “Couronne Fruit Champagne”.
Vetëm produktet e verës së gazuar nga rajoni francez i shampanjës mund të përdorin titullin, raporton bbc.
Emri është caktuar sipas sistemit të Kontrollit të Origjinës së Francës (AOC), i cili supozohet t’u japë atyre përdorimin ekskluziv të fjalës në vendet që ndjekin ligjet e BE-së për treguesit e veçantë gjeografikë.
Aktualisht janë më shumë se 121 vende që ndjekin vendimin për përdorimin e emrit, sipas shoqatës tregtare të shampanjës. /Telegrafi/