Pasi shënoi një rekord në një ankand në tetor të këtij viti, piktura e bërë nga Cimabue, nuk do të lë Francën edhe për një kohë.
Shteti francez ka ndaluar eksportin e pikturës “Christ Mocked” në 30 muajt e ardhshëm, me shpresën se do të mbledh fonde për ta marrë këtë pikturë. Nëse piktura blihet nga shteti frëng, do të dërgohet në Luvër.
“Po bëjmë përpjekje që kjo vepër të jetë pjesë e koleksionit kombëtar”, ka thënë ministri i Kulturës, Franck Riester.
Piktura e humbur, e punuar nga mjeshtri italian Cimabue gjatë shekullit të XIII-të, është gjetur në dollapin e një gruaje të moshuar në Francë. Piktura ishte vlerësuar nga 4-6 milionë euro, por është shitur për 24 milionë, duke shënuar rekord të ri për veprën më të shtrenjtë nga Mesjeta. Blerësi ende nuk është i njohur. /Telegrafi/