Franca ka mposhtur Japoninë dhe Gjermaninë duke fituar një marrëveshje 40 miliardë dollarëshe, për të ndërtuar një flotë prej 12 nëndetësesh të reja për Australinë.
Kjo është një nga kontratat më fitimprurëse në botën e mbrojtjes, tha sot kryeministri australian Malcolm Turnbull.
Fitimi i kësaj marrëveshjeje me kompaninë kontraktuese australiane për forcat detare DCNS, ka vërtetuar forcën e Francës në zhvillimin e një oferte bindëse ushtarake-industriale dhe ishte një goditje për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, raporton Reuters.
Australia po rrit investimet në sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të mbrojtur interesat strategjike dhe tregtare të saj në Paqësorin Aziatik.