Site icon Telegrafi

Fotografia e famshme dhe e rreme e Lincolnit

Nga: Fiona Macdonald / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Në epokë e mashtrimeve të mëdha [deepfake] dhe imazheve të krijuara nga AI-ja [inteligjenca artificiale], manipulimi i fotove po shkakton gjithnjë e më shumë telashe. Por, siç ka shkruar Hany Farid, profesor në Universitetin e Kalifornisë – i specializuar në analizën e imazheve dixhitale – “mund të kemi përshtypjen se fotografisë nuk mund t’i besohet më. Nga revistat e deri në industrinë e modës, rrjedha kryesore mediatike, fushatat politike dhe mashtrimet me pamje që zbarkojnë në kutitë tona të postës elektronike – fotografitë e përpunuara po shfaqen me frekuencë dhe sofistikim të shtuar. Megjithatë, e vërteta është se fotografia e humbi pafajësinë shumë vite më parë”.

Ndoshta fotografët kanë luajtur me përshkrimet e “realitetit”, që nga lindja e teknologjisë, me shumë nga pionierët më të hershëm, gjithashtu edhe piktorët, duke u mbështetur në shkencë dhe në art për imazhet e veta. Megjithatë, portreti fotografik prej kohësh është parë si një nga mënyrat më të sakta për të kapur ngjashmërinë e vërtetë të dikujt.

Djali i madh i presidentit, Robert Todd Lincoln, komentoi se kjo foto nga Anthony Berger ishte “ngjashmëria më e kënaqshme” e babait të tij.

Ishte një nga mjetet me të cilat Abraham Lincolni erdhi në pushtet, duke e fituar presidencën amerikane në vitin 1861 – pak para se disiplina në zhvillim të bëhej e përhapur dhe për të përdorur fotot për avantazhin e tij. Harold Holzer, autor i [librit] Imazhi i Linkolnit [The Lincoln Image], argumenton se “Lincolni ndjeu se përshkrimet lajkatare mund të ishin shpëtimi i tij kozmetik”. Edhe pse shpeshherë tallej me pamjen e vet, pasi u akuzua se ishte me dy fytyra politikani u përgjigj: “Po ta kisha një fytyrë tjetër, a mendon se do ta vishja këtë”? Lincoln ishte i apasionuar për portretet, duke pozuar për më shumë se 120 foto në 18 vitet e fundit të jetës së tij, thotë Holzeri.

Njëra prej tyre, e realizuar në shkurt 1864 nga Anthony Berger, u bë foto ikonike e Lincolnit, e përdorur për të prodhuar një grafikë të presidentit që zbukuronte kartëmonedhën prej pesë dollarëve – nga viti 1914 e deri më 2007. Bergeri ishte fotografi kryesor në një studio në Uashington, e cila u krijua nga Mathew Brady – një nga fotoreporterët e parë në ShBA, i cili fitoi famë për imazhet e bëra në fushën e betejës së Luftës Civile. Siç ka thënë Dr. Farid, “Brady në mënyrë rutinore rregullonte fotografitë për të krijuar imazhe më bindëse”.

E bërë më 9 shkurt 1864, fotografia e Anthony Bergerit e Lincolnit u përdor për portretin e presidentit në kartëmonedhën pesëdollarëshe.

Sipas [ditores] The New York Times, ish-piktori Brady “nuk ishte kundër disa formave të retushimit” – diçka që ndodhte shpesh në atë kohë, siç Holzeri i tha Bonnie L Batesit të [revistës] Civil War Book Review: “Është bërë më parë, por Lincolni dhe shtypi amerikan pak a shumë u rritën së bashku, dhe praktika u rrit në mënyrë eksponenciale gjatë Luftës Civile. Printimet e heronjve të vjetër të kohës së Luftës Meksikane u ribotuan me koka të reja; u përditësuan fotografitë pa mjekër të njerëzve – si Lincoln, Lee dhe Jackson. Një botues në Ohajo nxori rreth 50 portrete të heronjve ushtarakë të Unionit, duke përdorur vetëm pesë ose gjashtë trupa, mbi të cilët ishin shartuar portretet për të përmbushur kërkesat rajonale të shitjeve”.

Dhe, pos që morën mjekrën, as Lincolni nuk shpëtoi. Rreth vitit 1865, koka e tij nga fotografia e Bergerit e vitit 1864 u pasqyrua dhe u gdhend në një grafikë të vitit 1852 të Alexander Ritchiet. Sipas Dr. Faridit: “Në pjesën e hershme të karrierës së tij, politikani jugor John Calhoun ishte mbështetës i fortë i skllavërisë. Prandaj, është ironike që portreti pothuajse ikonik i Abraham Lincolnit është në kompozicion me trupin e Calhounit dhe kokën e Lincolnit. Thuhet se kjo është bërë sepse nuk e kishte në dispozicion një portret të duhur ‘të stilit heroik’ të Lincolnit”.

Fytyra e Lincolnit nga fotografia e kartëmonedhës pesëdollarëshe u pasqyrua dhe u vendos në trupin e një ithtari të skllavërisë në një grafikë të vitit 1852.

Grafisti William Pate e kishte vendosur kokën e Lincolnit mbi trupin e Calhounit, ndoshta për t’i dhënë Lincolnit një pamje më dinjitoze dhe patriotike. Në imazhin e Calhounit, letrat në tryezë thonë “Kushtetuta e rreptë”, “Tregtia e lirë” dhe “Sovraniteti i shteteve”. Në kompozicionin e Lincolnit, fjalët u ndryshuan në “Kushtetuta”, “Unioni” dhe “Shpallja e lirisë”.

Kontrasti nuk mund të ishte më i fortë. Siç thotë Holzeri, “portreti i John C Calhounit u shndërrua në portret të Lincolnit, me rroba ceremoniale dhe të gjitha, me unionistin që zëvendësoi secesionistin”. Studiuesi i Lincolnit thotë për BBC Culture: “Ironia e madhe historike është se koka e Unionit është në trupin e anuluesit të madh – fytyra e emancipatorit në trupin e mbrojtësit më të zjarrtë të skllavërisë”.

Ndoshta ironia edhe më e madhe është se Lincolni kishte përqafuar portretet si mënyrë për të çimentuar pozicionin e tij dhe për të ngulitur Unionin në mendjet e publikut. Sipas The New York Times-it, “në muajt e parë të presidencës, Lincolni i toleroi shumë fotografët e tij; e kuptoi se ata po e ndihmonin shumë, ndërsa ai u përpoq t’ia jepte Unionit një fytyrë – të tijën”.

Fillimisht, pretendon Holzeri, printimet “ndihmuan ta bënin Lincolnin të këndshëm si kandidat dhe gjithashtu e transformuan atë në një ikonë që simbolizonte mundësi të pakufishme amerikane – njeriun e shinave të hekurudhave që ishte ngritur në potencialin e tij të plotë nën sistemin tonë unik”. Pasi u bë president, “e ndryshoi imazhin e vet duke rritur mustaqet. Printuesit reaguan duke lëshuar portrete më të bukura dhe dinjitoze”.

And after Lincoln’s assassination in 1865, says Holzer, “there was an explosion of demand for pictures: heroic portraits, deathbed scenes, even retrospective pictures that suggested he was an active military leader”. The Lincoln/Calhoun composite was likely created “when demand for images of the martyred Lincoln peaked”, Holzer tells BBC Culture.

Dhe, pas vrasjes së Linkolnit më 1865, thotë Holzeri, “pati shpërthim të kërkesës për fotografi: portrete heroike, skena të shtratit të vdekjes, madje edhe fotografi retrospektive që sugjeronin se ai ishte udhëheqës aktiv ushtarak”. Kolazhi Lincoln/Calhoun ka të ngjarë të jetë krijuar “kur kulmin e arritën kërkesat për imazhet e Lincolnit të martirizuar”, thotë Holzer për BBC Culture.

Holzeri beson se personi i parë që zbuloi se imazhi ishte kompozicionin, ishte arkivisti i ndjerë i Bibliotekës së Kongresit, Milton Kaplan, në një artikull shkencor të vitit 1970 për revistën e Vinterturit të quajtur Heads of State.

Kjo, dhe printimet e tjera të Lincolnit, “e ngritën Lincolnin në statusin e hyjnisë amerikane”, thotë Holzeri. “E dimë se sa shumë i vlerësonin amerikanët këto fotografi në dukje primitive. Ata i vendosën ato në vendet më të shenjta në shtëpitë e veta: sipër bufesë në sallon”.

Në fund të fundit, Lincolni ka mundur të qesh i fundit – i kujtuar si hero i Unionit, pjesërisht falë trupit të një përkrahësi të skllavërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version