Telegrafi

Formacioni me yjet që Spanja la jashtë Botërorit, nga Bellerin tek Fabregas e Morata

Fabregas - Morata (Getty Images)

Kombëtarja e Spanjës ka lënë jashtë listës prej 23 futbollistëve për Kupën e Botës “Rusi 2018” shumë yje të njohur të futbollit.

Trajner i kombëtares La Roja, Julen Lopetegui ka publikuar gjatë ditës së sotme (e hënë) listën e futbollistëve të ftuar për Rusi.

Lopetegui ka ftuar 23 futbollistë, të cilët sipas tij kanë qenë më të mirët dhe do të përfaqësojnë më së miri Spanjën në Kupën e Botës.

Megjithatë, jashtë kësaj liste kanë mbetur shumë futbollistë të njohur, që në të kaluarën kanë dhënë shumë për Spanjën.

Fabregas është befasia më e madhe (Getty Images)

Në portë, Lopetegui ka lënë jashtë portierin e Villarrealit, Sergio Asenjo, i cili ka pasur një super sezon me skuadrën spanjolle.

Në mbrojtje, mungojnë emra të njohur si Hector Bellerin, Javi Martinez, Marc Bartra dhe Marcos Alonso.

Edhe në repartin e mesfushës mungojnë yje të mëdha si Cesc Fabregas, Juan Mata, Sergi Roberto, Asier Ilarramendi, por edhe Ander Herrera.

As në sulm nuk mungojnë yjet, pasi në Rusi nuk do të jenë Alvaro Morata, Jose Callejon, Vitolo, Pedro dhe Suso. /Telegrafi/

Formacioni i lënë jashtë Botërorit: