Site icon Telegrafi

Formacioni i xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve: Leo Messi me pikët më të mëdha

Ka përfunduar xhiro e pestë në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Në këtë xhiro janë arritur disa rezultate mjaftë interesante, ku nuk munguan edhe befasitë.

Barcelona u mposht 0-3 nga Bayern Munich, derisa dështuan në shtëpi edhe Atletico Madrid që u ndal në barazim 2-2 me Bayer Leverkusenin si dhe Tottenham Hotspur që luajti baras 1-1 me Sporting Lisbonën.

Juventusi humbi në udhëtim te Benfica për t’i shuar të gjitha shpresat për të kaluar tutje.

UEFA tanimë ka shpallur edhe formacionin më të mirë të kësaj xhiro ku pikët më të mëdha shkojnë për gjeniun Lionel Messi që pati një shfaqje të jashtëzakonshme ndaj Maccabi Haifas me dy gola e dy asistime.

Në portë është Diego Costa i Portos, derisa mbrojtja kompletohet nga Montiel (Sevilla), Gabbia (Milan), Ostigard (Napoli) dhe Andrew Robertson (Liverpool).

Mesfusha është me tre futbollistë ku janë vendosur Edwards (Sporting Lisbona), Yanick Carrasco (Atletico Madrid) dhe Serge Gnabry (Bayern Munich).

Ndërkohë në sulm përveç Lionel Messit janë edhe Kylian Mbappe e sulmuesi i Portos, Taremi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version