Telegrafi

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Portali Telegrafi ka zgjedhur “GOLD HARVEST FORMACIONIN E JAVËS” për xhiron e tretë, apo të fundit të fazës së grupeve të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Të mërkurën mbrëma ka përfunduar xhiro e tretë e ndeshjeve të grupeve në Euro 2024, ku kombëtaret e mëdha kanë marrë rezultate pozitive dhe kanë kaluar grupin.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante individuale, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira në portë dhe mbrojtje.

Lexo po ashtu Nga shkoi topi se vëmendjen e pata tek smoki?!

Telegrafi ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, për të vazhduar me të dytën dhe të tretën.

Në portë është Lukasz Skorupski, i cili kishte një paraqitje thuajse të përkryer ndaj Francës, duke pritur shtatë gjuajtje të francezëve.

Mbrojtja formohet nga Riccardo Calafiori, i cili ishte vendimtar me atë asistim ndaj Kroacisë, ndërsa edhe në mbrojtje ishte i sigurt. Daniel Vivian i Spanjës ka zënë vend në formacion, pasi shkëlqeu ndaj Shqipërisë. Timothy Castagne dhe Ferdi Kadioglu, zënë vend në krah pas paraqitjeve briliante ndaj Ukrainës, gjegjësisht ndaj Çekisë.

Në mesfushë, në qendër kanë zënë vend Granit Xhaka dhe Toni Kroos që ishin dy figurat dominuese të ndeshjes Zvicër – Gjermani, me mesfushorin shqiptar që u zgjodhi më i miri nga UEFA. Para tyre është Marcel Sabitzer i Austrisë që shkëlqeu ndaj Holandës.

Pozita e qendërsulmuesit është e rezervuar për Georges Mikautadze të Gjeorgjisë, i cili me gola dhe asistim shkëlqeu ndaj Portugalisë.

Në krahë janë Kylian Mbappe dhe Ferran Torres që shënuan gola ndaj Polonisë dhe Shqipërisë, për t’iu sjellë pikë ekipeve të tyre.

Formacioni i xhiros së dytë (4-3-3): Skorupski (Poloni); Castagne (Belgjikë), Vivian (Spanjë), Calafiori (Itali), Kadioglu (Turqi); Xhaka (Zvicër), Kroos (Gjermani), Sabitzer (Austri); Mbappe (France), Mikautadze (Gjeorgji), Ferran (Spanjë).

/Telegrafi/