Gjatë viteve, emrat më të mirë në botën e futbollit, kanë pasur fatin të luajnë në La Liga dhe të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit.
Real Madridi dhe Barcelona me lojtarët si Lionel Messi e figura ikonike si Cristiano Ronaldo , Alfredo Di Stefano dhe Johan Cruyff, janë dy klubet më të pëlqyera në botë.
Duke analizuar nëpër epoka, Daily Mail ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave që La Liga e ka pasur.
Nuk mungojnë as emrat e mëdhenj si Iker Casillas, Carles Puyol e Roberto Carlos.
Në formacion nuk kanë gjetur vend Andres Iniesta e Xavi, pasi aty janë Zinedine Zidane e Johan Cruyff.
La Liga vazhdon të jetë kampionati më i fortë në botë, pasi klubet e këtij vendin gjithmonë dominojnë në Ligën e Kmapionëve, sidomos në vitet e fundit. /Telegrafi/
Portieri – Iker Casillas
Mbrojtës i djathtë- Dani Alves
Mbrojtës qendre – Fernando Hierro
Mbrojtës qendre – Carles Puyol
Mbrojtës i majtë – Roberto Carlos
Mesfushor i djathtë – Johan Cruyff
Mesfushor i qendrës – Zinedine Zidane
Mesfushor i majtë – Alfredo Di Stefano
Sulmues i djathtë – Lionel Messi
Sulmues qendre – Ronaldo
Sulmues i majtë – Cristiano Ronaldo
Formacioni
Zëvendësuesit
Andoni Zubizarreta, Andres Iniesta, Ferenc Puskas, Ronaldinho, Ronald Koeman, Diego Maradona, Rivaldo.
Trajner: Pep Guardiola