Fazat e grupeve e Ligës së Kampionëve këtë sezon theu një rekord. U shënuan 308 gola, duke e kaluar rekordin me 306 gola në edicionin 2017/18.
Në bazë të këtyre 308 gola, dolën edhe 16 ekipet më të mira në Evropë. Në fakt, për herë të parë ndonjëherë, klubet e mbetura vijnë nga pesë ligat kryesore evropiane.
Befasitë më të mëdha për të keq ishin Ajax dhe Inter, që tani do të luajnë në Ligën e Evropës.
Bayern Munich fitoi të gjashtë ndeshjet e tyre, duke shënuar 24 gola në këtë proces.
Por kush ishin lojtarët më të mirë? Epo, falë të dhënave nga WhoScored.com , ne kemi përpunuar një formacion më të mirët në fazën e grupeve.
Në formacion janë lojtarët që kenë luajtur të paktën tre ndeshje nga gjashtë. Pra, këtu është formacioni më i mirë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve 2019/20:
Keylor Navas | PSG | 7.54 nota mesatare | 5 paraqitje
Serge Aurier | Spurs | 7.54 nota mesatare | 3 paraqitje
Kalidou Koulibaly | Napoli | 7.43 nota mesatare | 6 paraqitje
Jose Luis Palomino | Atalanta | 7.49 nota mesatare | 4 paraqitje
Alphonso Davies | Bayern Munich | 8.21 nota mesatare | 3 paraqitje
Toni Kroos | Real Madrid | 8.09 nota mesatare | 5 paraqitje
Thiago | Bayern Munich | 7.96 nota mesatare | 5 paraqitje
Alex Oxlade-Chamberlain | Liverpool | 7.95 nota mesatare | 3 paraqitje
Lionel Messi | Barcelona | 9.21 nota mesatare | 5 paraqitje
Robert Lewandowski | Bayern Munich nota mesatare | 9.15 | 5 paraqitje
Harry Kane | Spurs | 8.08 nota mesatare| 5 paraqitje
Formacioni
/Telegrafi/