Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “GOLD HARVEST FORMACIONIN” më të mirë për fazën e 1/8-tës së Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Të martën mbrëma ka përfunduar me sukses faza e 1/8-tës në Euro 2024, ku tashmë dihen tetë ekipet që kaluan tutje dhe çiftet e çerekfinales.
Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.
Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytë, tretë dhe fazës së grupeve.
Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të fazës së 1/8-tës apo ndeshjeve me eliminim direkt, ku katër kombëtare kanë nga dy futbollistë, ndërsa tri kombëtare tjera nga një.
Shqiptari Granit Xhaka dhe Ruben Vargas janë nga Zvicra, Antonio Rudiger dhe Kai Havertz nga Gjermania, Donyell Malen dhe Coady Gakpo nga Holanda, si dhe Fabian Ruiz dhe Nico Williams nga Spanja.
Portugalia përfaqësohet nga portieri heroik, Diogo Costa, Turqia nga heroi Merih Demiral dhe Franca me mbrojtësin Jules Kounde.
Kombëtarja e vetme që ka përfunduar në çerekfinale dhe nuk ka asnjë futbollistë në formacionin më të mirë është Anglia, pasi asnjëri lojtarë nuk ishte në nivel më të lartë sesa të zgjedhurit e kësaj 11-she.
Formacioni i fazës së 1/8-tës (3-4-3): Costa (Portugali); Kounde (Francë), Rudiger (Gjermani), Demiral (Turqi); Malen (Holandë), Xhaka (Zvicrës), Ruiz (Spanjë), Vargas (Zvicrës); Gakpo (Holandë), Havertz (Gjermani), Williams (Spanjë;
/Telegrafi/