Site icon Telegrafi

Formacioni i javës së VI-të në IPKO Superligë – Alidema shkëlqen, Dritën e nderojnë Bakaj, Kuka e Shala

Formacioni i javës së 6-të vjen me disa emra që për herë të parë gjenden në mesin e më të mirëve.

Ndeshje të bukura dhe rezultate interesante ndodhën në kuadër të javës së 6-të.

Lojtari më i mirë padyshim ishte Festim Alidema, i cili arriti të shënojë tri herë ndaj Lirisë në Prizren.

Paraqitje të mirë kishin edhe portieri i Dritës, Edvan Bakaj, i cili nuk e lejoi Prishtinën të shënojë edhe për kundër shumë rasteve.

Telegrafi si çdo javë edhe në këtë të fundit, ka zgjedhur më të mirët.

Portieri

Edvan Bakaj ishte fenomenal ndaj Prishtinës. Ai priti tri goditje që do të shkonin në portë.

Mankenda, Khalid dhe Mustafa, kishin raste të mira, por Bakaj ishte fenomenal.

Mbrojtja

Paraqitje fenomenale bëri edhe Viktor Kuka i Dritë. Fillimisht e largoi nga loja Gauthier Mankendan e pastaj e neutralizoi edhe Arbër Hoxhën.

Në qendër janë dyshja që vijnë nga ndeshja Ballkani – Trepça ’89 . Elton Bastriu i minatorëve dhe Visar Berisha i portokallinjve ishin të pakalueshëm.

Në të majtë është i vendosur mbrojtësi i majtë i Gjilanit, Armend Halili.

Mesfusha

Blend Baftiu ishte lojtar i ndeshje në përballjen Trepça ’89 – Ballkani. Ai provoi disa herë, por pa sukses.

Me të është Da Silva i Feronikelit. Ai shënoi golin e epërsisë, ndërsa ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes me Flamurtarin.

Sulmi

Nga e djathta vjen Festim Alidema, që ka shkëlqyer kundër Lirisë. Ai shënoi tri herë.

Me të është edhe Mendurim Hoti që shënoi golin e parë ndaj Flamurtarit.

Heroi i Dritës me Prishtinën, Arbër Shala, po ashtu ka bërë vend në formacionin e javës.

Gjilani arriti t’i marrë tri pikë ndaj Ferizajt, në një ndeshjen që doli të jetë e fortë.

Sulmuesi nga Guatemala, Wilber Perez,  arriti ta shënojë golin e parë në këtë ndeshje, të dytin prej se është pjesë e Superligës. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i javës së VI-të

 

Exit mobile version