Site icon Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, Xhaka në mesin e më të mirëve (Foto)

Taulant X

Ka përfunduar xhiro e tretë në garën më të njohur evropiane Ligën e Kampionëve.

Kjo xhiro ka sjellë edhe fitoren më të thellë në histori të ekipit mysafir, ku Liverpool triumfoi 0-7 tek Maribor.

Ndeshje spektakolare ishte edhe në Londër, ku Chelsea dhe Roma ndanë nga një pikë duke barazuara 3-3.

Ndërsa fitore tejet të rëndësishme si mysafir mori edhe Baseli falë një goli nga shqiptari Taulant Xhaka.

Pikërisht ylli shqiptar ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës të publikuar nga UEFA.

Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka duke iu gëzuar golit të parë në ndeshjen CSKA Moska – Basel

Liverpool është skuadra me më së shumti futbollistë katër, ku Coutinho, Arnold, Firmino dhe Salah kanë zënë vend, ndërsa në portë është portieri i PSG-së, Areola.

Roma prezantohet me Kolarov, Chelsea me fantastikun Eden Hazard ndërsa Bayerni në mbrojtje me Mats Hummels.

Quincy Promes ka zënë vend në krahun e majtë të mesfushës pas fitores së Spartak Moskës 5-1 ndaj Sevillës, ndërsa Bernard i Shakhtar pas fitores 1-2 tek Feyenoord.

Kjo ishte hera e parë për Taulant Xhakën që merr pjesë në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Exit mobile version