Roma është mysafire e Cremoneses në Stadio Giovanni Zini për ndeshjen e javës së 24 në Serie A.
Giallorossët mbajnë vendin e pestë në renditjen tabelare me vetëm një pikë më pak se rivali lokal, Lazio, që pozicionohet në vend të katërt.
Në anën tjetër, Cremonese është skuadra e fundit në tabelë, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara pas 23 javësh.
Trajnerët Davide Ballardini dhe Jose Mourinho e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen nga fillimi.
Formacioni startues i Cremoneses: Carnesecchi; Valeri, Vasquez, Pickel, Bianchetti; Sernicola, Felix, Ferrari; Benassi; Tsadjout, Okereke.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibáñez; Zalewski, Cristante, Wijnaldum, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Belotti.
/Telegrafi/