Liverpooli është nikoqir i Crystal Palace në Anfield, ku zhvillohet ndeshja e javës së dytë në Ligën Premier.
Redsat barazuan në xhiron e parë të edicionin 2022/2023, prandaj tri pikët janë objektiv në këtë takim. Në anën tjetër, Crystal Palace e ka humbur takimin e javës së parë.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Patrick Vieira i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Van Dijk, Robertson; Elliott, Fabinho, Milner; Salah, Darwin Nunez, Luis Diaz.
Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita; Clyne, Andersen, Guéhi, Mitchell; Schlupp, Doucoure, Eze; Ayew, Mateta, Zaha.
/Telegrafi/