Juventus do të ketë punë të vështirë në kuadër të xhiros së 24 të Serie A.
Kampioni aktual italian do të jetë mysafirë i skuadrës së Fiorentinës, e cila zë pozitën e 11 të renditjes tabelore të ligës elitare italiane.
Tashmë trajnerët e te dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku kanë disa ndryshime të vogla.
Barzagli, Cuadrado dhe Dybala nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Massimilliano Allegrit, të cilët nuk kanë mundur të shërohen prej lëndimit.
Vincent Laurini nuk ka mundur të shërohet me kohë dhe nuk do të mund të llogarisë në të trajneri Stefano Pioli.
Ndryshe, takimin e parë mes këtyre dyja skuadrave të zhvilluar në Juventus Stadium e kanë fituar bardhezinjtë me rezultat 1-0.
Fiorentina: Sportiello, Milenkovic, Pezzella, Astori, Biraghi, Veretout, Badelj, Benassi, Gil Dias, Chiesa, Simeone.
Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Marchisio; Bernardeschi, Higuain, Mandzukic. /Telegrafi/