Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Unitedi shpreson të rikthehet te fitorja ndaj Evertonit

Manchester Unitedi është mysafir i Evertonit në Goodison Park, në kërkim për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes së thellë në derbin lokal nga Manchester City në javën e kaluar.

Ekipi nikoqir qëndron në kuotën e 10 pikëve nga dy fitore, katër barazime dhe dy humbje.

Djajtë e Kuq, në anën tjetër, kanë dy pikë më shumë, nga katër fitore dhe tri humbje, dhe synojnë të rigjejnë rrugën drejt triumfeve.

Trajnerët Frank Lampard dhe Erik ten Hag i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi takimi.


Formacioni startues i Evertonit: Pickford; Coleman, Coady, Tarkowski, Mykolenko; Onana, Gueye, Iwobi; Gordon, Maupay, Gray.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Lindelöf, Martínez, Shaw; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.


/Telegrafi/

Exit mobile version